Aktualitet

Qeni nuhatës zbulon kasafortën me 2.5 mln euro, shufra ari dhe diamante brenda vilës në Milano

Qeni i Policisë Financiare Linate çoi në zbulimin e dhomës së blinduar nëntokësore e cila ishte krijuar në bodrum.

29 Qershor 2022, 13:23 Nga A.B
Qeni nuhatës zbulon kasafortën me 2.5 mln euro, shufra ari dhe
Qenushi

MILANO- Qeni inuhatës i parave "Grisby" ka zbuluar brenda një vile të një çifti nga Bergamo miliona euro, diamante dhe shufra ari. Qeni i Policisë Financiare Linate çoi në zbulimin e dhomës së blinduar nëntokësore e cila ishte krijuar në bodrum.

Në kasafortë mbaheshin 2,584,500 euro para cash (të ndara në tufa të prerjeve të ndryshme dhe të vendosura në valixhe udhëtimi), 40 ora të markave të ndryshme luksoze ndërkombëtare me një vlerë totale tregu prej rreth 1.3 milionë euro, diamante, bizhuteri, shufra ari dhe mbi 2600 ari dhe monedha argjendi, për një vlerë rreth 1 milion euro. Në total, vlera e pasurisë arriti në 5 milionë euro.

Policia ka nisur verifikimin urgjent të pasurisë së Roberto Polese dhe gruas së tij Lara Seghezzi. 

Qeni "Grispy" ndihmoi ushtrinë të identifikonte në gjetjen e kasafortës, operacion i koordinuar nga prokurori Roberto Fontana i cili është përpjekur prej muajsh në finalizimin e këtij operacioni. 

milano

Sondazh

Poll