Aktualitet

'Mos u afro'/ Një numër i panjohur i dërgoi SMS, si i shpëtoi atentatit me eksploziv Suida Kuka

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

29 Qershor 2022, 13:22 Nga k.m.
'Mos u afro'/ Një numër i panjohur i dërgoi SMS, si i
Foto ilustruese

KUKËS- Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësore në Shkodër, Suida Kuka duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, por tek mesazhi që i kishin shkruar shkruhej: Ke tritol poshtë makinës! 

Pas denoncimit, policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike për të mësuar se kujt i përket numri që dërgoi mesazhin, ndëra janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen “Vojo Kushi” për të parë lëvizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë, ajo çfarë bëjnë më dije burimet mësohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së drejtoreshës Kuka, por edhe me biznesin e të atit. Hetimet vazhdojnë por ende nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me vendosjen e eksplozivit.

suida kuka tritol ne shkoder

Sondazh

Poll