Aktualitet

FOTO/ Aksident në Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me makinën, plagosen dy shoferët

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, kamioni është përmbysur, ndërsa autovetura është shkatërruar pjesërisht.

29 Qershor 2022, 13:43 Nga k.m.

FOTO/ Aksident në Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me

LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin e rrugës kombëtar Prrenjas -Librazhd, në vendin e quajtur “Bushtricë” , ku janë përplasur një makinë me një kamion. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, kamioni është përmbysur, ndërsa autovetura është shkatërruar pjesërisht.

Mirëpo fatmirësisht të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa pasoja të rënda për jetën. Drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa ai i autoveturës lëndime të lehta. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që Policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

librazhd aksident ne librazhd

Sondazh

Poll