Aktualitet

Morinë/ I kapen 12 mijë euro, nën hetim një italian, i kishte fshehur paratë në 'BMW'

46-vjeçari, banues në Tiranë u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

29 Qershor 2022, 13:35 Nga k.m.
Morinë/ I kapen 12 mijë euro, nën hetim një italian, i
Foto ilustruese

KUKËS- Një 46-vjeçar italian, i cili është identifikuar me inicialet S.P., është proceduar penalisht. Gjatë kontrollit në një makinë tip “BMW”, Policia Kufitare e Morinës gjeti dhe sekuestroi një sasi parash prej 12.400 eurosh dhe 1.850.600 lekësh të pa deklaruara. 46-vjeçari, banues në Tiranë u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

NJOFTIMI I PLOTË: 

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë, procedohet penalisht shtetasi italian që nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “BMë”, me drejtues shtetasin italian S. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

morina policia e kukesit

Sondazh

Poll