Aktualitet

Kolonitë e karkalecave dëmtojnë prodhimin në Divjakë, fermerët të pashpresë: Do spërkatje nga ajri!

Kolonitë e karkalecave kanë dëmtuar 400 ha tokë në fshatrat e bashkisë Divjakë. Zonat: Sopëz, Mërtish, Këmishtaj, e Grabjan, janë më të dëmtuarat.

29 Qershor 2022, 13:53 Nga k.m.
Kolonitë e karkalecave dëmtojnë prodhimin në Divjakë,
Kolonitë e karkalecave

FIER- Prodhuesit e shaqirit në Sopëz kanë një muaj e gjysëm që po luftojnë karkalecin, por pa sukses. Sot ata jane dorëzuar, duke kërkuar ndihmën e mediave për të bërë publike shqetësimin e tyre.

Kolonitë e karkalecave kanë dëmtuar 400 ha tokë në fshatrat e bashkisë Divjakë. Zonat: Sopëz, Mërtish, Këmishtaj, e Grabjan, janë më të dëmtuarat.

“Po bëjmë një muaj e gjysmë ka rënë një batalion karkalecash dhe ka bërë dëme në bujqësi, blegtori. Do jetë problem edhe për bagëtinë se nuk ka ushqqim. Asnjë gjë s’po bën efekt po spërkasim 200 mijë lekë helm në ditë. Ministria e Bujqësisë të gjeje nje zgjidhje se ne s’po bëjmë dot gjë. Deri tani nuk ka ardhur asnjë, kemi ngritur zërin."

Ndërsa një tjetër thotë: Unë me pompë e bëj, spërkas ditë e natë. Ngordhin dhe vijnë prap. Të shesim bagëtitë e të rrimë në diell. Kemi njoftuar po nuk vjen njëri. Kemi njoftuar bashkinë Divjakë. Kudo që shkelim vetëm karkaleca.

Dëmet më të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella me foragjere dhe shalqinj. Ata kanë shpenzuar para për të blerë helme kundër karkalecit, por nuk kanë dhënë efektin e duhur. Në këto kushte fermerët e zonës kërkojnë ndërhyrjen nga Ministria e Bujqësisë për luftimin me preparatet e duhura kundër kolonive të karkalecave.

kolonitë e karkalecave

Sondazh

Poll