Aktualitet

Shpërdorim detyre, përfundon gjyqi për Fatos Tushen, vendimi jepet më 13 korrik

Vendimi për Fatos Tushen do të shpallet më 13 korrik nga GJKKO.

29 Qershor 2022, 12:04 Nga A.B
Shpërdorim detyre, përfundon gjyqi për Fatos Tushen, vendimi
Fatos Tushe

TIRANË- Gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe ka përfunduar. GJKKO ka vendosur të shpallë vendimin më 13 korrik për Tushen dhe 21 të hetuarit në Bashkinë Lushnje.

Tushe u arrestua me 6 korrik të vitit të kaluar bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës. Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Përveç rastit të abuzimit me tenderin, Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. 

fatos tushe

Sondazh

Poll