Aktualitet

Operacioni 'Agents'/ Vodhën karburant në firmën ku punonin, arrestohen dy persona

Në pranga kanë përfunduar personat me inicialet A.K, 46-vjeç dhe M.V, 39-vjeç. Këta persona ishin punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti.

29 Qershor 2022, 10:57 Nga A.B
Operacioni 'Agents'/ Vodhën karburant në firmën ku
Arrestim

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku ata punonin. Në pranga kanë përfunduar personat me inicialet A.K, 46-vjeç dhe M.V, 39-vjeç. Këta persona ishin punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën. Dy personat do të akuzohen për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

- A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll