Aktualitet

IKMT shemb 5 banesa, banorët e Sharrës: Jemi kriminela? Ku shkuan 25 vite që kemi këtu?

Banorët kanë zbuluar se asnjë prej 5 banesave nuk ka pasur hipotekë, pasi prej 15 vitesh kanë qenë në proces legalizimi.

29 Qershor 2022, 11:24 Nga A.B
IKMT shemb 5 banesa, banorët e Sharrës: Jemi kriminela? Ku shkuan 25
Banoret ne Sharre

TIRANË- Ditën e sotme pritet që të shemben 5 banesa në zonën e Sharrës në Tiranë, me pretendimin e zgjerimit të varrezave. 'Faxweb' ka ndarë pamjet nga zona, aty ku banorët kanë dalë jashtë banesave duke kundërshtuar aksionin. Asnjë prej familjeve nuk ishte dakordësuar për shembjen e shtëpive, dhe nuk kishin liruar banesat, ndërkohë që nuk kanë munguar as tensionet me punonjësit e policisë dhe IKMT-së.

Banorët kanë zbuluar se asnjë prej 5 banesave nuk ka pasur hipotekë, pasi prej 15 vitesh kanë qenë në proces legalizimi.

“Çfarë jemi ne mo, kriminela? Jemi njerëz, ikni se është turp, ku do të rrimë ne?”, ndërkohë që një tjetër qytetare mes lotësh shprehet: Ku shkuan 25 vite që ne kemi qenë këtu?!

Qytetarët kanë treguar se dosja e tyre ka shkuar në gjykatë e se prishja nuk mund të kryhet sa kohë që nuk ka një vendim nga institucionet e drejtësisë.

shembje ne sharre sharre

Sondazh

Poll