Aktualitet

Ndryshon dy ditë resht! Bordi i Transparencës: Ja sa do të jetë çmimi i ri i karburantit në vend

Dje çmimi i naftës, u vendos 255 lekë për litër, ndërsa nga sot do të shitet jo më shumë se 249 lekë/litri. Benzina do të tregëtohet më 230 lekë/litër, ndërsa gazi 83 lekë/litri me pakicë.

29 Qershor 2022, 11:57 Nga k.m.
Ndryshon dy ditë resht! Bordi i Transparencës: Ja sa do të
Foto ilustruese

TIRANË- Për të dytën ditë resht, Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimin e naftës, duke pësuar sërish një rënie. Në njoftimin zyrtar çmimi ka rënë sërish me 6 lekë. Dje çmimi i naftës, u vendos 255 lekë për litër, ndërsa nga sot do të shitet jo më shumë se 249 lekë/litri. Benzina do të tregëtohet më 230 lekë/litër, ndërsa gazi 83 lekë/litri me pakicë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll