Aktualitet

S'po kursehen as femrat! Krimi godet sërish, pse iu vu tritol drejtoreshës në Shkodër (GJOBA)

Tritoli, i mbështjellë me një qese kroasanti është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar nga ekspertët e RENEA-s. Vetë e reja ka deklaruar se nuk ka asnjë problem dhe konflikt, por duket se tritoli nuk është vënë gabimisht në mjetin e saj.

29 Qershor 2022, 11:54 Nga k.m.
S'po kursehen as femrat! Krimi godet sërish, pse iu vu tritol
Suida Kuka

SHKODËR- Suida Kuka, dje i shpëtoi një atentati, pasi poshtë makinës tip “Range Rover” i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli që do të aktivizohej me telekomandë në momentin që ajo t’i afrohej mjetit. Por sasia e tritolit ra nga goma e parë ku ishte vendosur, duke alarmuar të gjithë banorët e zonës, që telefonuan edhe Policinë. Tritoli, i mbështjellë me një qese brioshi është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar nga ekspertët e RENEA-s. Vetë e reja ka deklaruar se nuk ka asnjë problem dhe konflikt, por duket se tritoli nuk është vënë gabimisht në mjetin e saj.

Ndoshta dikush i ka kërkuar ndonjë nder që ka lidhje me kompetencat e saj, e ajo nuk ka pranuar, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera të lidhura me familjen e saj. Deri më tani nuk përjashtohet edhe mundësia që e reja të jetë dashur që të eliminohet, por e gjitha mund të ketë qenë një mesazh edhe për dikë tjetër. Ndonjë të njohur ose familjar të saj.

Po ashtu, një pistë tjetër është dhe ajo e ndonjë gjobe të papaguar. Mësohet se babai i saj është biznesmen dhe policia dyshon se ndonjë prej grupeve kriminale të Shkodrës t’i ketë vënë gjobë të atit, por nuk përjashtohet edhe puna e saj. Policia ka marrë të gjithë dosjet e saj, duke verifikuar një më një të gjithë vendimet që ka marrë e reja në krye të detyrës si drejtore e Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër.

Suida Kuka nuk ka një angazhim të gjatë në jetën aktive politike në Shkodër. Kuka, më parë ka mbajtur pozicionin si drejtore e Njësisë Vendor e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër dhe në muajin maj ishte emëruar drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor për rajonin Verior, post që më herët e ka mbajtur Astrit Beci. Me detyrën e saj të re, drejtoria rajonale e Shkodrës e operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, të cilën drejton Kuka, ka nën varësinë të saj njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve, të cilat përfshijnë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore, klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër, spitalet.

Diçka e madhe duket se po “luhet” aq sa të tentohet hedhja në erë e saj në mes të ditës si një paralajmërim i qartë. Deri më tani krimi dhe bandat ishin rezervuar me gratë dhe vajzat, por duket se tanimë gjërat kanë ndryshuar dhe askush nuk kursehet. Gjatë kohëve të fundit, krimi duket se po rikthehet në Shkodër, me vrasje, plagosje dhe tritol. Mesa duket kjo verë do të jetë ‘e nxehtë’.

suida kuka tritol makines se suida kukes

Sondazh

Poll