Aktualitet

Temperaturat e larta! Cilat janë zonat që do të ‘përvëlohen', oraret që duhet t'i shmangni

Në mesditë do të ketë rritje të madhe temperaturash duke kapur edhe 39 gradë celcius, ndërsa shtoi se në zona të izoluara do të shkojnë edhe 40 gradë

29 Qershor 2022, 11:39 Nga A.B
Temperaturat e larta! Cilat janë zonat që do të
I nxehti

TIRANË- Nga ora 11.00 deri në 14.30 është ora ku do të shënohet piku i vlerave ekstreme, ndaj këshillohet që të evitohen lëvizjet në ambiente të hapura. Kështu këshillon meteorologia Lajda Porja, e cila ka folur për rritjen e ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim.

Porja tha se në mesditë do të ketë rritje të madhe temperaturash duke kapur edhe 39 gradë celcius, ndërsa shtoi se në zona të izoluara do të shkojnë edhe 40 gradë. Si zonat me temperaturat më të nxehta përmendi Shkodrën, Elbasanin, Tiranën, Beratin, Gjirokastrën, Kuçovën, Lushnjën dhe Fierin, ndërsa në veri, përmendi se në Kukës dhe në Has temperatura do të shkojë 36-37 gradë celcius.

Vija bregdetare do të jetë me temperaturë 34-37 gradë, ku Saranda dhe Ksamili do të shënojnë vlerat më të larta. Valët e të nxehtit do të qëndrojnë deri në 4-5 korrik.

Nesër do të ketë një rënie me 1 apo 2 gradë por do rritet sërish të premten dhe do të mbetemi me temperatura 37, 38 dhe 39 gradë. 

lajda porja moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll