Aktualitet

Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar, edhe pedofili 45-vjeçar që ngacmoi të miturën

Sipas njoftimit zyrtar është bërë me dije se ndër të arrestuarit është edhe një 45-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

29 Qershor 2022, 11:26 Nga k.m.
Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar, edhe pedofili
Foto ilustruese

TIRANË- Aksion në Tiranë, Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona. Sipas njoftimit zyrtar është bërë me dije se ndër të arrestuarit është edhe një 45-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Gjithashtu edhe një grua, ka shkuar në Polici për të denoncuar zhdukjen nga banesa të djalit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim:- E. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”; - Sh. P., 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja" dhe" Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: - K. K., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; - B. Sh., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
---
Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll