Politike

‘Të gjejnë vrimë ku të futen’, Rama: Kemi gati NJËSINË SPECIALE, do godasim të fortët e rrugës

30 Korrik 2019, 09:39 Nga DOSJA
‘Të gjejnë vrimë ku të futen’, Rama: Kemi gati

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para gazetarëve tha se policia e Shtetit do të modernizohet dhe se do të ulet mosha e punonjësve të policisë. Mbi 55 vjeç, s’do të ketë më policë aktivë tha Rama. Kreu i qeverisë bëri me dije se është gati një njësi Speciale e cila do të neutralizojë të fortët e rrugës, të cilët duhet të përgatiten tha ai, për të hyrë në vrima.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shifrat e kriminalitetit tregojnë se nuk jemi afektuar nga 6 muajt e revolucionit imagjinar anti shtet dhe faktikisht vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar me gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga Forca e Ligjit 10 operacione më shumë se një vit më parë, plot 20 operacioni, janë goditur 12 grupe kriminale dhe është sekuestruar pasuri 47.2 mln euro. Përsa i përket kriminalitetit të rrugës janë të qëndrushme në progres, mund të kishte qenë më mirë nëse policia nuk do ishte marrë me lëvizjen antishtet. Vettingu në polici ka nisur, ka filluar verifikimi për 45 dosjet e para. Reformë për uljen e moshës mesatare në polici nga 55-65 vjeç. Do të paguajmë orët shtesë të punonjësve të policisë. 

Nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55-vjeç, rrugëdalja do të jetë kuptimplotë financiarisht. Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve. Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t’u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama njesi speciale pensionet ne polici te fortet e rrugeve edi rama njesi speciale pensionet ne polici te fortet e rrugeve

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 09:19

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se aj...