Politike

Rama thumbon Voltana Ademin: Kemi pasur murin shurdh të bashkisë Shkodër, por do nisin me projektet

30 Korrik 2019, 09:26 Nga DOSJA
Rama thumbon Voltana Ademin: Kemi pasur murin shurdh të bashkisë

Tiranë-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sezonin e radhës  Bypys i Fierit do të jetë i hapur. Ai ka theksuar se është realizuar 40% në rrugën e Arbrit, falë PPP-ve do të nisë edhe ndërtimi i rrugëve Millot- Balldrem dhe Orikum-Dukat.

Kryeministri sot nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës pasi ka theksuar se projektet e paraqitura deri më tani nga qeveria kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Sezonin e ardhshëm Bypys i Fierit do të jetë i gjithi i hapur. Kemi realizuar 40% në rrugën e Arbrit, kjo falë PPP-ve, një term ky i kriminalizuar. Shumë shpejt Dibra dhe gjithë ajo zonë do të jetë e lidhur me kryeqytetin dhe do të jetë një territor i ri që do të zbulohet me bukuri përrallore. Ka filluar edhe çelja e tunelit panoramik të Pogradecit. Nisim punimet për aksin Millot- Balldrem dhe Orikum-Dukat. Nis së shpejti projekti për tunelin e Llogarasë, edhe për rrugën e Thethit. Këto janë projekte të finalizuar dhe janë në fazat e fundit. Kemi edhe rrugën e shumë premtuar të Semanit. Pra në shtator të këtij viti korrik 2020 të një infrastrukture turiste do të nisim projektet. Do të vijojmë me projekte domethënëse me Beratin. Shkodra do të marrë një rëndësi të veçantë. Kemi murin shurdh të bashkisë Shkodër që nuk na merr projektet. Kemi projekte që nga liqeni deri në alpe. Kemi pasur një pamundësi të plotë mos komunikimi me bashkinë Pogradec.”, deklaroi Rama.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama projektet e qeverise rama rama thumbon ademin edi rama projektet e qeverise rama rama thumbon ademin

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 09:19

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se aj...