Politike

VD-'Shqiptarëve po u ngushtohet laku'/ Berisha: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike

Berisha deklaroi ditën e sotme se qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike. 

28 Qershor 2022, 14:25 Nga A.B
VD-'Shqiptarëve po u ngushtohet laku'/ Berisha: Qeveria ka ulur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike. Kreu i PD shtoi se qeveria ka përfituar 340 milionë euro që nuk ua ka kthyer qytetarëve madje shtoi se Rama është vërsulur tani me paketën e re fiskale mbi bizneset për t’i falimentuar ato masivisht.

'Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet, të dhëna shumë të qarta të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro e jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim po themi gjysmën e tyre, por përkundrazi qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Pra kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr cdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz. Rama është vërsulur tani me paketën e re fiskale mbi bizneset për t’i falimentuar ato masivisht. Ekziston tani ligji si shpata e demokleut t’u kthejë taksat e t’i falimentojë pasi u kishte premtuar se deri në 2029 nuk do ketë shtim në taksat tuaja.

Pra kemi të bëjmë me një gjendje dramatike, reale, për kafshatën e gojës së qytetarëve shqiptarë. Këta vijojnë qeverisin pa asnjë preokupim, pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep. Çdo ditë dëgjon projektligje të pa konsultuara me qytetarët por me zyrat e PS. S’ka pasur ndonjëherë që nga diktatura një regjim të shkëputur tërësisht nga qytetarët si kjo qeveri”'- u shpreh Berisha. 

sali berisha kryesia e pd 28 korrik 2022

Sondazh

Poll