Politike

VD-Protesta e 7 korrikut, Berisha: PD shkon me koalicion të gjerë, kërkoj intensifikim maksimal

Berisha kërkon nga anëtarët e PD-së, që të intensifikojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që në datën 7 korrik të gjithë të jenë të pranishëm në protestë. 

28 Qershor 2022, 14:12 Nga A.B
VD-Protesta e 7 korrikut, Berisha: PD shkon me koalicion të gjerë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë për protestën e thirrur në datën 7 korrik në kryeqytet, duke thënë se ka një rëndësi shumë të madhe. Berisha theksoi se PD shkon në këtë protestë “me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare”. Po ashtu, ai kërkon nga anëtarët e PD-së, që të intensifikojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që në datën 7 korrik të gjithë të jenë të pranishëm në protestë. 

'Jo si një protestë e PD, por e mbarë qytetarëve shqiptrë. Nuk ka dyshim se roli i PD në organizimin e kësaj është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare. Degët kanë filluar aktivitetin dhe takimet por kërkoj intensifikim maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetavëe shqiptarë. Nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohen çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të Bordet komuniste të qeverisë së Edi Ramës. '- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll