Politike

Berisha: Bordet e ngritura nga qeveria, mekanizma për të rritur çmimet

Berisha deklaroi ditën e sotme se bordet e krijuara nga qeveria janë ngritur për t'u shndërruar në një mekanizëm gjakpirës

28 Qershor 2022, 14:24 Nga A.B
Berisha: Bordet e ngritura nga qeveria, mekanizma për të rritur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se bordet e krijuara nga qeveria janë ngritur për t'u shndërruar në një mekanizëm gjakpirës. Sipas kreut të PD-së, bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të qytetarëve shqiptarë. 

'Bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdolloj lloj tregu. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimit të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asnjë mundësi tjetër dhe arsye tjetër që produktet të kushtojnë në Shqipëri 107% të mesatares së çmimit të Bashkimit Europian. Këto janë statistika zyrtare të institutit që kontrollohet nga Edi Rama. Si mundet nafta në Shqipëri të ketë çmime si Finlanda, Suedia dhe rrogat janë 8 herë më të ulëta?”

sali berisha

Sondazh

Poll