Bota

 Putin humbet kolonelin e 56-të në luftë në Ukrainë, pasi u vra në sulmin me raketa të SHBA-së

28 Qershor 2022, 12:35 Nga d.d
 Putin humbet kolonelin e 56-të në luftë në
 Vladimir Putin

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin, ka humbur kolonelin e tij të 56-të në luftën në Ukrainë nga një sulm me një raketë amerikane. Koloneli Andrei Vasilyev, 49 vjeç, u vra në një sulm të premten.

Sipas mediave të huaja, vdekja e tij është një nga të parat nga armët e reja me rreze 43 milje dërguar në Ukrainë nga Presidenti Joe Biden. Ai ishte në një post komandimi të avancuar të trupave të sulmit ajror të ushtrisë ruse, por vendndodhja nuk u specifikua. Vasilyev ishte komandant i Regjimentit të 137-të të Gardës Ajrore të Divizionit të 106-të të Gardës Ajrore, me qendër në Ryazan.

 Putin humbet kolonelin e 56-të në luftë në
Andrei Vasilyev

Koloneli i 55-të që vdiq ishte nënkoloneli Sergey Gundorov, 51 vjeç, helikopteri i të cilit u pa duke u rrëzuar në një  pranë Volnovakha në Donbas, pasi u godit me një raketë. Lufta sot ka hyrë në ditën e 125. Sulmet ruse janë në progres çdo ditë, ato shkaktojnë dhjetërta të vdekur.

vladimir putin

Sondazh

Poll