Bota

Kremtohet sot Vidvodani, Patriarku serb në Kosovë: Këtu jemi në vendlindjen tonë, me shqiptarët jemi vëllezër

Porfirije, i cili erdhi në Graçanicë për të festuar Vidovdanin, tha se pa Graçanicën, Vidovdanin, pa të gjithë shenjtorët "nuk jemi ata që jemi”.

28 Qershor 2022, 12:24 Nga d.a.
Kremtohet sot Vidvodani, Patriarku serb në Kosovë: Këtu jemi
Patriarku serb Porfirije

KOSOVË- Patriarku serb Porfirije ka mbajtur liturgjinë në manastirin e Graçanicës ku u bëri thirrje serbëve për bashkëjetesë me shqiptarët, derisa Kosovën e prezantoi si tokën e tyre të shenjtë.

Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë këtu me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, që të gjithë jemi të nevojshëm për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi atë përvojë në të kaluarën tonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, tha ai.

Porfirije, i cili erdhi në Graçanicë për të festuar Vidovdanin, tha se pa Graçanicën, Vidovdanin, pa të gjithë shenjtorët "nuk jemi ata që jemi”.

Kur jemi në këtë vend, sado larg të jemi nga ky vend, ne e dimë se kudo që kemi qenë, jemi larguar nga ky vend, kur vijmë këtu ne i jemi kthyer vetes, sepse këtu është vendi i Kosovës dhe Metohisë, është vendlindja jonë. Ne kemi origjinën këtu, kemi lindur këtu”, tha patriarku.

Ndërkohë mijëra serbë nga Kosova dhe rajoni janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, manifestim i cili po shoqërohet nën masa të rrepta nga policia e Kosovës për të evituar incidente dhe përplasje. Gjatë kontrolleve policia ka ndaluar disa të rinj që të mbajnë bluze me mbishkrime nacionaliste.

Më 28 qershor serbët festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan. Ata mblidhen në kisha dhe tempuj të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.

patriarku serb porfirije

Sondazh

Poll