Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut niset për në Spanjë, do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s

Pendarovski do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s ku do të shoqërohet  nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

28 Qershor 2022, 12:38 Nga d.a.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut niset për në Spanjë,
Stevo Pendarovski

SPANJË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski është nisur sot për një vizitë treditore në Madrid si dhe Mbretërinë e Bashkuar ku dhe pritet të marrë pjesë në Samitin e NARO-s në Madrid.

Pendarovski do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s ku do të shoqërohet  nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Sipas agjendës, sot Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska do të marrë pjesë në darkën solemne, e cila do të  mbahet në nder të liderëve të vendeve-anëtare të NATO-s, e organizuar nga mbreti Felipe i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Leticia.

Sipas njoftimit të  zyrë s sv shtypit presidenti nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik, që mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive. Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, është paraparë që Pendarovski të ketë shumë takime bilaterale.

stevo pendarovski samiti i nato-s bujar osmani

Sondazh

Poll