Aktualitet

6 të arrestuar në Tiranë, procedohet në gjendje të lirë një 22-vjeçar

Në pranga ka përfunduar një 20-vjeçar pasi ditën e djeshme goditi me grusht punonjësen e policisë dhe një person tjetër.

28 Qershor 2022, 12:18 Nga A.B
6 të arrestuar në Tiranë, procedohet në gjendje të
Policia Tirane

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 20-vjeçar pasi ditën e djeshme goditi me grusht punonjësen e policisë dhe një person tjetër. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe një 26-vjeçar pasi ishte i dënuar për veprën penale 'mashtrim'. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit R. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. 26-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- M. Ç., 38 vjeç, S. P., 25 vjeçe dhe B. M., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

- E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi R. T., 22 vjeç. Shtetasi E. K., duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në aksident me mjetin me drejtues shtetasin R. T. dhe si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll