Aktualitet

Hoxha: Kompanisë BanaKing iu gjetën 119 kg kokainë, e pashë si sponsor në stadium

Ai përmendi një emrin e kompanisë “Bana King”, në kontejnerin e të cilës u gjetën 119 kilogramë kokainë. Hoxha tha se emrin e BanaKing e ka parë në stadium si sponsor.

27 Qershor 2022, 22:37 Nga F.M
Hoxha: Kompanisë BanaKing iu gjetën 119 kg kokainë, e pashë
Artan Hoxha

TIRANË- Artan Hoxha ka deklaruar se krimi i organizuar ka avancuar duke u kthyer në sponsor si për mediat ashtu edhe për ekipet e futbolleve. I ftuar në “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se krimi ka bërë që buxheti i reklamave të rritet. Ai përmendi një emrin e kompanisë “Bana King”, në kontejnerin e të cilës u gjetën 119 kilogramë kokainë. Hoxha tha se emrin e BanaKing e ka parë në stadium si sponsor.

"Ky gjysmë viti ka qenë shumë intensiv, sa i përket krimit të organizuar. Ka hedhur hapa shumë të shpejtë. Viti nisi me dy ton kokainë që na humbi në Durrës. U shtua vetëm buxheti i reklamave. Jo vetëm u dyfishua, por në ndeshjen e kombëtares, për kampionatin botëror, një nga reklamat e reja që nuk e kisha parë në stadium, ishte Banaking. Pse e quajta evolim të krimit të organizuar? Arritëm në pikë që dy ton nuk flet më askush. Ky është niveli i krimit të organizuar. Ti shikon në çdo ekran vetëm bombardim të spoteve publicitare. Kemi trafikun e narkotikëve të fortë, si kokaina dhe heroina. Masivizimin e shtëpive të barit, që janë kapur 27 raste. Ky është niveli i dytë i krimit. Ky duket si punë elekriçistësh, më shumë se bujq duhen elektriçistë. Natyra tjetër e krimit që ka rënë në sy, jemi në kohën e kultivimit të kanabisit dhe janë vrasjet që i quajme vrasje mafioze të nivelit të lartë. E gjithë kjo tabllo, ka një domethënëie. Gjithë kjo situatë e kriminalitetit, sot vjen për shkak të rritjes së peshës specifike të krimit. Të bësh gjithë këtë dhe të mos goditesh, do të thotë që ke arritur në nivel, që ke financim, ke korruptuar, ke lidhjet e duhura. Nuk del dot një organizatë nga hiçi, sepse e kapin për veshi e çojnë brenda. Në Shqipëri ndodhin ngjarje aq shpesh, që harrohen edhe më shpejt se tre ditë,”- deklaroi Hoxha. 

artan hoxha banaking

Sondazh

Poll