Aktualitet

30 Korrik 2019, 05:50 Nga DOSJA

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Thethi kur koshat e plehrave janë të tejmbushur. Ai ngre shqetësimin se të gjithë bizneset paguajnë taksën për pastrim por nga qeveria nuk merret asnjë masë për pastrimin e kësaj zone edhe gjatë kulmit të sezonit turistik.

Gazetari shprehet se kjo situatë është për të vënë duart në kokë.

“Gati një muaj plot që Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bëra pirg. Prandaj zoti Kryeministër, ministër i Turizmit apo kryetar i Bashkisë Shkodër, merrni masa për të shpëtuar produktin tuaj turistik që i ka dalë era, përpara se ambasadori Soreca të shkojë në aktivitetin e financuar me taksat e BE-se në datat 2-3-4 gusht në Theth..”, shprehet Hoxha.

Reagimi i plotë:

Kam degjuar kete muaj nga Kryeministri deri poshte, madje sot edhe ambasadorin e BE-se te flasin per vlerat turistike te Shqiperise. Ambasadori Soreca doli sot ne mbeshtetje te nje aktiviteti artistik qe zhvillohet ne zemren e Alpeve, ne fshatin turistik te Thethit…
Po, shume mire, zoti e ka bere Shqiperine nje mrekulli turistike. Por vetem kaq, se po te shikosh cfare bejne administratoret dhe qeveritaret e ketij vendi eshte te vesh duart ne koke…
Çdo biznes, bujtine, lokal modest apo familje ne Theth, i kane paguar bashkise se Shkodres, njesise administrative qe mbulon zonen, taksen e pastrimit. Bujtinat dhe lokalet kane paguar deri dhe mbi 250 mije leke te vjetra ne vit, por sherbim nuk marrin. Ata kane nevoje per pastrim gjate 3 muajeve te veres, pasi Thethi bllokohet prej bores nga fundi i nentorit deri ne maj dhe nuk ka nevoje per pastrim mbeturinash per 6-7 muaj me radhe.
Ne foto jane kosha mbeturinash te tejmbushur nga mbeturinat ne fshatin turistik Theth.
Kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkoder nuk ka shkuar te pastroje koshat e mbeturinave qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit…
Gati nje muaj plot qe Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bera pirg. Prandaj zoti Kryminister, minister i Turizmit apo kryetar i Bashkise Shkoder, merrni masa per te shpetuar produktin tuaj turistik qe i ka dale era, përpara se ambasadori Soreca te shkoj ne aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht ne Theth…

Foto nga Thethi

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha edi rama plehrat në theth turizmi në theth artan hoxha edi rama plehrat në theth turizmi në theth

Sondazh

Poll