Aktualitet

Kaloi me sukes Vetting-un, ONM ankimon vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Kavajës

29 Korrik 2019, 15:08 Nga DOSJA
Kaloi me sukes Vetting-un, ONM ankimon vendimin për drejtuesin e

TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me anë të Komisionerit Publik ka ankimuar vendimin e KPK për drejtuesin e Prokuorisë së Kavajës, Artan Madanin. Në një njoftim për mediat Komisioneri Publik bën me dije se ONM nuk është dakord me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe kërkon rrëzimin e atij vendimi.

NJOFTIMI I PLOTË

Në datë 1.7.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Madani, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Sot, më datë 29.7.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Madani.

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar. Referuar pikës 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë në datën 1 korrik drejtuesin e Prokurorisë së rrethit të Kavajës, Artan Madani. Prokurori me sukses të tre kriteret e rivlerësimit: verifikimin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.

Po kush është Artan Madani? Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan madani konfirmon në detyrë drejtuesi i prokurorisë krujë onm kunder kpk-se per madanin operacioni ndërkombëtar i monitorimit artan madani konfirmon në detyrë drejtuesi i prokurorisë krujë onm kunder kpk-se per madanin operacioni ndërkombëtar i monitorimit

Sondazh

Poll