Aktualitet

“Teatri çështje e autoriteteve”, Organizata Politike: Soreca po anashkalon procedurat e sanksionuara nga BE, trualli po i

30 Korrik 2019, 05:41 Nga DOSJA
“Teatri çështje e autoriteteve”, Organizata Politike:

Tiranë-Një ditë më parë ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca deklaroi për çështjen e Teatrit Kombëtar se është delikate dhe tashmë e politizuar. Ai theksoi se kjo çështje iu përket autoriteteve dhe se BE ka bërë thirrje për transparencë.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe Organizata Politike e cila thekson se ambasadori duke lënë në dorë një çështje me kaq ndjeshmëri për publikun shqiptar “autoriteteve”, pra pushtetit të Ramës, anashkalon procedurat e sanksionuara në ligj në vendet e BE.

Po kështu theksohet në reagim se shqetësim për gjithë shoqërinë shqiptare nuk është edhe aq procedura e tenderimit, sesa fakti se këtu po i jepet trualli publik në pronësi një privati.

Reagimi i plotë:

Deklarata e ambasadorit të BE, Lugi Soreca, se vendimin për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar do duhet ta marrin “autoritetet shqiptare” dhe se shqetësimi i tij lidhet me procedurat e tenderimit, është problematik në dy aspekte.

Në radhë të pare, duke ia lënë në dorë një çështje me kaq ndjeshmëri për publikun shqiptar “autoriteteve”, pra pushtetit të Edi Ramës, Soreca anashkalon procedurat e sanksionuara në ligj në vendet e BE ku kërkohet konsultimi dhe miratimi nga banorët lokalë në faza të ndryshme të çdo projekti për tjetërsimin e një hapësire publike, aq më tepër të një institucioni kulturor të trashëgimisë së një vendi, siç është rasti në fjalë. Duke ia kaluar topin “autoriteteve”, praktikisht Soreca tenton të përjashtojë qytetarët e Tiranës nga mundësia për të shprehur qëndrimin e tyre. Praktikat evropiane përfshijnë referendumet lokale dhe vendore si pjesë thelbësore e vendimmarrjes kolektive për hapësirat publike, por Soreca-s kjo duket se i ka dalë nga mendja.

Në radhë të dytë, shqetësim për gjithë shoqërinë shqiptare nuk është edhe aq procedura e tenderimit, sesa fakti se këtu po i jepet trualli publik në pronësi një privati. Se hapësira publike, që është pjesë e një ansambli ndërtesash të cilat i japin qytetit shenjën e fundit të ngelur të një identiteti kulturor e historik, po shembet përtokë që të përfitojë kulla Shkëlqim Fusha. Nuk është procedura problemi, është vetë akti që është kriminal, edhe sikur procedurat të mos ishin në shkelje të hapur të kushtetutës, por tërësisht transparente. Ky është një qëndrim i cili rreket të luftojë problemin e korrupsionit, vetëm për të legjitimuar padrejtësinë e zhdukjes së hapësirës publike nga qytetarët e Tiranës.

Teatri Kombëtar na përket të gjithëve! Hapësira publike që ka ngelur ende e tillë pas masakrave urbane të Edi Ramës, Lulzim Bashës e Erion Veliajt, duhet mbrojtur me çdo kusht nga qytetarët e këtij vendi!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lurigi soreca organizata politike shembja e teatrit lurigi soreca organizata politike shembja e teatrit

Sondazh

Poll