Aktualitet

‘U sëmur Sokoli’/ Mjeku i Enverit tregon momentin më të vështirë: Më pyeti pse? Ishte si luan me krifë

29 Korrik 2019, 19:29 Nga DOSJA
‘U sëmur Sokoli’/ Mjeku i Enverit tregon momentin më

TIRANË– Përveç privilegjeve, mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo ka treguar edhe për momentin më të keq të karrierës së tij. 

Kalo ka treguar se momenti më i vështirë ishte ai kur djali i tij, Sokoli ishte sëmurë dhe duhet që të bëhej operim me urgjencë. 

Momenti më i vështirë ka qenë kur u sëmur Sokoli nga apendiciti dhe u shty operacioni. E kam përshkruar edhe në libër. Mua ma kanë përmendur si gabimin tim, por ç’është e vërteta unë dyshova për diagnozën, e thirra kirurgun, por ai nuk u bind. Më pas zgjodhi një taktikë të gabuar, e shtyu me antibiotikë. Por erdhi një moment që ai u operua dhe kur u operua panë se apendiciti kishte plasur. Thanë që jeta e djalit nuk ishte e sigurt. Kjo ishte e tmerrshme që ta dëgjoje sepse ai ishte një djalë i ri, mes të Tiranës, në mes të mjekëve. Ishte një gjë e paperceptueshme. Dhe pas operacionit, kjo gjë iu tha atij. Dhe ai nuk mund ta besonte këtë gjë. Atëherë më thirri dhe ishte si luan me krifë. Unë isha mësuar që ai të sillej shumë korrekt e ngrohtë me mua. Ndoshta sepse isha i ri në moshë, ndoshta sepse kishte besim. Dhe në atë moment unë nuk doja të isha. Ishte një moment shumë i vështirë. Ai vetëm pyeti disa herë pse dhe iku si furtunë. Unë isha si lepuri. Ky ka qenë momenti më i keq,”-tha Kalo. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver hoxha isuf kalo mjeku i enver hoxhes enver hoxha isuf kalo mjeku i enver hoxhes

Sondazh

Poll