Aktualitet

‘Kemi një bishë pranë nesh’, si e paralajmëroi sizmiologu grek Tselentis tmerrin që e pret rajonin

29 Korrik 2019, 18:18 Nga DOSJA
‘Kemi një bishë pranë nesh’, si e paralajmëroi

GREQI– Kreu i Institutit Gjeodinamik të Greqisë Akis Tselentis ka paralajmëruar për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm që mund të godasë Gadishullin e Balkanit.

Thuajsë një javë më parë gjatë një konferencë për shtyp, Tselentis tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh.

“Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur. Ne kemi një bishë pranë nesh. Ne duhet të jemi të përgatitur,“- tha ai.

Paralajmërimi i tij vjen vetëm disa ditë pas një tërmeti në zonën e Atikës, i cili kapi 5.1 ballë.

“Të gjithë thanë se Athina duron. Por asgjë nuk mbeti. Imagjinoni bie ndonjë tërmet në 6 në shkallën Rihter, me fjalë të tjera 30 herë më i madh në përmasa.”

Pas paralajmërimit të Tselentis, presidenti Ilir Meta ka “përveshur mëngët” dhe i është futur punëve. Kreu i shtetit i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Meta pyet lidhur me kapacitetet e vendit.

Marrë nga Tanea

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akis tselentis edi rama ilir meta termeti ne shqiperi akis tselentis edi rama ilir meta termeti ne shqiperi

Sondazh

Poll