Aktualitet

Moti i keq/ Bie rrufeja, digjet kabina elektrike në Surroj të Kukësit, fshati pa drita

29 Korrik 2019, 15:22 Nga DOSJA
Moti i keq/ Bie rrufeja, digjet kabina elektrike në Surroj të

KUKËS– Moti i keq me reshje shiu ka sjellë djegien e një kabine elektrike në një fshat të Kukësit.

Mësohet se rrufeja ka goditur kabllon e tensionit të mesëm të linjës 10kw të furnizimit të fshatit Surroj Qendër çka ka shkaktuar edhe djegien e kabinës elektrike, duke lënë kështu pa energji edhe banorët. 

Për të bërë të mundur rikthimin e dritave, pritet ardhja e një transformatori të ri nga Tirana për të bërë të mundur zëvendësimin e të djegurit.

Prej disa ditësh vendi i ka “harruar” temperaturat e nxehta të verës, duke u përfshirë në reshje të dendura shiu e ulje gradësh në termometër. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet transformatori ne surroj kukes digjet transformatori ne surroj kukes

Sondazh

Poll