Aktualitet

Çfarë ndodhi dy netë para se të vdiste Enver Hoxha? Mjeku personal tregon kë takoi dhe ç’u u tha

29 Korrik 2019, 19:00 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi dy netë para se të vdiste Enver Hoxha? Mjeku

TIRANË– Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka treguar se kush e takoi për herë të fundit diktatorin dy ditë para se të vdiste.

Kalo ka treguar se në dhomën e Enver Hoxhës kishte hyrë Ramiz Alia, në mënyrë që Hoxha të firmoste disa shkresa.

Dy net para se të vdiste tek ai kishte ardhur Ramiz Alia dhe ndenji dy orë në dhomë me të. Kjo, në një kohë që ne kishim rekomanduar që atij të mos i çoheshin materiale pune. Ne mjekët, me aq autoritet sa kishim, por ne i bënim prezente rekomandimet që duhej të pushonte disa kohë. Dhe unë e prita Ramiz Alinë poshtë, te dera kryesore në sallon dhe i thashë: “O Ramiz, ju kemi dërguar një material. A ka ndonjë mundësi që t’i ndërpresë shoku Enver kontaktet me çështjet e zyrës?”. Ai tha: “Atë po mundohemi të bëjmë, me aq sa mundemi sepse ka disa gjëra, ju duhet t’i kuptoni, që duhet t’i shohë vetë dhe t’i firmosë sekretari i parë. Dhe sekretar i parë është Enver Hoxha, nuk jam unë”. Këtë e tha një ditë përpara se …”, tha Kalo.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver hoxha isuf kalo vdekja e enver hoxhes enver hoxha isuf kalo vdekja e enver hoxhes

Sondazh

Poll