Politike

Varhelyi: S'ka pengesa! Konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë e RMV mund të mbahet brenda pak ditësh

Varhelyi theksoi se ka një vendim tashmë që është miratuar nga Parlamenti bullgar dhe se të gjitha pengesat janë tejkaluar, ndaj BE-ja duhet të ecë përpara.

27 Qershor 2022, 19:08 Nga d.a
Varhelyi: S'ka pengesa! Konferenca e parë ndërqeveritare për
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, pas vendimit të parlamentin bullgar mbi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, tha se konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahet në ditët në vijim.

“Përpjekje të shumta janë bërë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar. Europa duhet të ecë përpara,"-tha Varhelyi.

Ai shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ofruar gjithçka që kërkohet prej tyre. Ata janë gati, ashtu siç duhet të jetë dhe BE-ja. Varhelyi theksoi se ka një vendim tashmë që është miratuar nga Parlamenti bullgar dhe se të gjitha pengesat janë tejkaluar, ndaj BE-ja duhet të ecë përpara.

Ai theksoi se BE-ja është e vendosur të sjellë të gjithë rajonin në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në të gjithë mekanizmat për zbutjen e krizës, duke përfshirë sigurinë ushqimore dhe furnizimin me gaz.

oliver varhelyi bullgaria heq veton ndaj rmv integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll