Politike

Klevis Balliu merr post në PD, emërohet Shef Organizimi

Në njoftim thuhet se Balliudo të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

27 Qershor 2022, 19:07 Nga I.A,F.M
Klevis Balliu merr post në PD, emërohet Shef Organizimi
Klevis Balliu

TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë selia blu me anë të një njoftimi për mediat. Në njoftim thuhet se Balliudo të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Njoftimi për mediat:

Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD. Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyren e re në strukturën organizative. Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë në datën 7 korrik, kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore si dhe karburanteve. 

klevis balliu partia demokratike

Sondazh

Poll