Bota

A do takohet Osmani me Lajçak? Zyra e Presidenës: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

Në lidhje me faktin se nëse do të ketë një takim me Lajçak nga presidenca u tha vetëm se “Presidentja sapo ka nisur vizitën në Singapor”, pa treguar nëse ajo do të kthehet në Kosovë.

27 Qershor 2022, 14:45 Nga d.a.
A do takohet Osmani me Lajçak? Zyra e Presidenës: Sapo ka nisur
Lajcak dhe Osmani

KOSOVË- Ditën e sotme pritet që të mbërrijë në Prishtinë për një vizitë 3 ditore i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, i cili pritet të zhvillojë takime të shumta.

Ndërkohë presidentja e vendit Vjosa Osmani ndodhet në Singapor ku që nga dita e premte ka nisur një udhëtim në Azinë Juglindore ku fillimisht ka vizituar Tajlandën.

Në lidhje me faktin se nëse do të ketë një takim me Lajçak nga presidenca u tha vetëm se “Presidentja sapo ka nisur vizitën në Singapor”, pa treguar nëse ajo do të kthehet në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë njoftoi dje për agjendën e Lajçak gjatë vizitës treditore ku u konfirmua vetëm takimi me kryeministrin Albin Kurti por nuk u dha asnjë detaj në lidhje me takime të tjera zyrtare. U njoftua se Lajçak do t’i takojë liderët e partive opozitare dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, MiroslavLajčák, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, u tha në njoftim.

Përfaqësuesi Special i BE-së nis sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, ndërkohë që do të udhëtojë dhe drejt Prizrenit dhe veriut të Mitrovicës. Vizita e LajNak vjen vetëm pak ditë pasi në Bruksel u arrit marrëveshja e parë Kosovë-Serbi mbi eneergjinë.

vjosa osmani miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2022, 13:53 d.d

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Foto ilustruese Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtar&eum...