Bota

Samiti i G7/ Udhëheqësit i premtojnë mbështetje Ukrainës

Udhëheqësit thanë se do të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet gjatë luftës dhe ta ndihmojë atë në të ardhmen pas përfundimit të luftës.

27 Qershor 2022, 14:03 Nga j.c
Samiti i G7/ Udhëheqësit i premtojnë mbështetje
G7

GJERMANI- Liderët e G7-s në një deklaratë të përbashkët në samitin e ditës së sotme në Gjermani kanë deklaruar se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Ukrainën "për aq kohë sa duhet".

"Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”-thuhet në deklaratën e G7-s.

Sipas CNN, udhëheqësit thanë gjithashtu se kjo varet nga Ukraina e cila do të përcaktojë një rrugë diplomatike për një zgjidhje të ardhshme paqeje.

"Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën që të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, të mbrojë veten dhe të zgjedhë të ardhmen e saj. I takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje të ardhshme paqeje, pa presion ose ndikim të jashtëm," thuhej në deklaratë. .

Udhëheqësit thanë se do të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet gjatë luftës dhe ta ndihmojë atë në të ardhmen pas përfundimit të luftës.

"Me synimin për një zgjidhje të qëndrueshme të paqes pas luftës, ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhime të qëndrueshme të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus,"- thuhet në deklaratë.

samiti i g7 ne berlin g7

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2022, 13:53 d.d

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Foto ilustruese Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtar&eum...