Bota

Samiti i G7/ Zelenskyy: Lufta duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2022

Zelenskyy, i cili gjithashtu po planifikon të flasë në samitin e NATO-s të kësaj jave në Madrid, i ka bërë presion Perëndimit për sanksione të përshpejtuara ndaj Moskës.

27 Qershor 2022, 13:52 Nga j.c
Samiti i G7/ Zelenskyy: Lufta duhet të përfundojë deri në
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të G7-ës se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit 2022.  Zelenskyy e dha mesazhin virtualisht në samitin e G7, i cili po zhvillohet në kështjellën Schloss Elmau në Alpet bavareze.

Sipas CNN, një burim thote së ai bëri thirrje që ata të gjejnë një mënyrë që t’i japin fund luftës përpara se të fillojë dimri. Zelenskyy, i cili gjithashtu po planifikon të flasë në samitin e NATO-s të kësaj jave në Madrid, i ka bërë presion Perëndimit për sanksione të përshpejtuara ndaj Moskës dhe artilerisë së rëndë për të mposhtur pushtuesit rusë.

Deri më tani, liderët kanë vendosur për hapa të rinj për të izoluar ekonominë ruse, duke përfshirë ndalimin e importeve të reja të arit rus dhe po diskutojnë mënyrat për të kufizuar më tej fitimet e energjisë së Moskës duke aplikuar një kufi mbi çmimin e naftës ruse.

Udhëheqësit e G7 planifikojnë gjithashtu të shpallin një grup të gjatë sanksionesh të reja, duke përfshirë zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes ruse, rusët përgjegjës për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, kompanitë private ushtarake dhe kufizimet e reja të vizave për 500 zyrtarë. 

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi samiti i g7 ne berlin

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2022, 13:53 d.d

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Foto ilustruese Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtar&eum...