Bota

Pak ditë para Samitit, Stoltenberg: NATO do të zgjerojë masivisht forcën e reagimit të shpejtë

Në një konferencë nga Madridi, ku pas një jave do të mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg tha se do të rrisin dhe forcojnë grupet e betejës në pjesë lindore.

27 Qershor 2022, 14:13 Nga d.a.
Pak ditë para Samitit, Stoltenberg: NATO do të zgjerojë masivisht
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- NATO po rrit numrin e trupave në dispozicion të forcave të saj të reagimit nga 40,000 në 300,000, njofton sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg.

Në një konferencë nga Madridi, ku pas një jave do të mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg tha se do të rrisin dhe forcojnë grupet e betejës në pjesë lindore.

"Ne do të forcojmë mbrojtjen tonë përpara. Ne do të forcojmë grupet tona të betejës në pjesën lindore të aleancës, deri në nivelet e brigadës. Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000,"- tha Stoltenberg.

Ai e përshkruan Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe vlerat e aleancës dhe përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit të Ukrainës si rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit të saj kolektiv që nga Lufta e Ftohtë.

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2022, 13:53 d.d

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Foto ilustruese Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtar&eum...