Bota

Peskov mohon raportet për mospagimin e borxhit të jashtëm nga Rusia

Peskov tha se rezervat ruse janë ngrirë në mënyrë të padrejtë dhe fakti që paratë nuk iu dorëzuan marrësve "nuk është problemi i Rusisë.

27 Qershor 2022, 14:32 Nga j.c
Peskov mohon raportet për mospagimin e borxhit të jashtëm nga
Peskov

RUSI- Zëdhënëzi i Kremlinit ka hedhur poshtë pretendimet për një mospagim të Rusisë, duke komentuar raportet se Moska ka refuzuar borxhin e saj të jashtëm për shkak të pagesave të humbura për dy obligacione të huaja.

"Akuzat për mospagim janë të pasakta sepse pagesa e nevojshme në monedhë është bërë qysh në maj,"-tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov tha se rezervat ruse janë ngrirë në mënyrë të padrejtë dhe fakti që paratë nuk iu dorëzuan marrësve "nuk është problemi i Rusisë.

Sipas CNN, Peskov iu referuar fondeve të ngrira nga Euroclear, një kompani shërbimesh financiare me bazë në Belgjikë e specializuar në shlyerjen e transaksioneve të letrave me vlerë.

"Nuk ka asnjë arsye për ta quajtur atë një falimentim. Përpjekjet për të përdorur rezervat e ngrira në çfarëdo mënyre do të ishin "të paligjshme" dhe do të konsideroheshin nga Rusia si një "vjedhje e drejtpërdrejtë,"-tha Peskov

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, bankat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se vendi po shkon drejt një mospagimi në pagesat e borxhit të jashtëm, duke kërcënuar të zhysë ekonominë e tij më thellë në krizë.

dmitry peskov lufta ukraine-rusi rusi

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2022, 13:53 d.d

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Foto ilustruese Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtar&eum...