Aktualitet

VD-Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes

Teksa është shprehur se lagjia Mujë, ku është shënuar problematika, nuk ka probleme me ujin e pijshëm, por ka ndodhur një përzierje e tij me ujin vaditës.

27 Qershor 2022, 14:28 Nga k.m.
VD-Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e
Safet Gjici

KUKËS- Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas rasteve të shtuara në urgjencën e ëytetit me shenja helmimi, duke hedhur poshtë dyshimet e mjekëve se ëytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm. Gjici deklaroi se analizat e ujit të pijshëm në Kukës bëhen tre herë në ditë për të pasur siguri nga ëytetarët, por padashje bën dhe një gafë duke nxjerrë veten zbuluar.

Teksa është shprehur se lagjia Mujë, ku është shënuar problematika, nuk ka probleme me ujin e pijshëm, por ka ndodhur një përzierje e tij me ujin vaditës.

“Për lagjen Muja, të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që Policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës,”- thotë Gjici.

Madje në Facebook, krahas videos ka shpërndarë edhe disa rreshta që i ka shkruar vetë, duke u folur edhe si mjek, që në fakt nuk është. Mungesa e një diplome dhe vitesh studimi megjithatë nuk e kanë ndaluar që të japë verdiktin e tij se përse janë sëmurë ëytetarët. 

Safet Gjici: Nisur nga situata e fundit shqetësuese për ëytetarët kuksian në lidhje me ujin e pijshëm, nuk ka asnjë lloj problemi uji i pijshëm në ëytet. Ndërsa për sa i përket lagjes Muje në Shtiqën, drejtoria e UKK-së ka reaguar menjëherë duke izoluar përdorimin e ujit, dhe janë marrë kampionet e ujit dhe janë përcjellur për t'u bërë analizat e nevojshme tek ISHP. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që nuk ka vend për panik. Situata e pacientëve në Spitalin Rajonal Kukës është thjesht një virozë e stinës dhe nuk ka ndonjë rast të dyshuar nga uji.

 

safet gjici helmim masiv ne kukes

Sondazh

Poll