Aktualitet

"U përplas dhe na pa shtrembër", shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin grek, në pranga 2 autorët

Dy të arestuarit u vunë në pranga në kuadër të vijimit të hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit dhe personat e arrestuar janë me origjinë shqiptare por njëri prej tyre ka nënshtetësi greke

27 Qershor 2022, 12:50 Nga d.a.
"U përplas dhe na pa shtrembër", shqiptarët rrahin
Viktima dhe dy autoret

GREQI- Dy arrestime janë bërë sot për vrasjen e një 42-vjeçari nga Rafina, i cili humbi jetën pasi u rrah brutalisht nga pesë persona jashtë një lokali nate.

Sipas Protothemës, dy të arestuarit u vunë në pranga në kuadër të vijimit të hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit dhe personat e arrestuar janë me origjinë shqiptare por njëri prej tyre ka nënshtetësi greke.

Sipas informacioneve nga ato që ata i kanë thënë policisë, “rrëmuja” ka nisur për një arsye të parëndësishme. Konkretisht, duke shkuar në tualet, 42 -vjeçari ka përplasur njërin nga grupi prej pesë personash dhe ka pasur një sherr të vogël. Sipas të arrestuarve, viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe më pas kanë vendosur ta sulmojnë. Ata dolën nga dyqani, e pritën dhe kur ai doli me të dashurën e tij, e sulmuan duke i shkaktuar vdekjen nga plagët e marra.

Dy të rinjtë që ndodhen në prangat e policisë janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia. Autoritetet i arrestuan sipas dëshmive të pranishmëve si dhe në kamerat e dyqanit që regjistroi makinën me të cilën u arratisën autorët.

Policia po përpiqet të zbulojë se cili nga të dy ka qenë ai që ka arritur ta godasë në kokë 42-vjeçarin, ndërsa nuk dihet nëse kanë përdorur mjete.

Policia greke dëshmoi edhe një herë se po vepron me efektivitet me arrestimin e dy vrasësve të 42-vjeçarit në Rafinë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos në llogarinë e tij në twitter. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Aksionit të Menjëhershëm dhe kanë nisur kërkimet në vend. Në video-dokumentin e siguruar nga protothema.gr, shihet makina e patrullës kur ka mbërritur në pikën e sherrit vdekjeprurës pak pas orës 2 të mëngjesit. 

Pak minuta më vonë, një punonjës policie vrapon me elektrik dore në dorë duke kërkuar autorët e përfshirë në sherr. Në vendngjarje ka bërë bujë dhe qytetarët kalimtarë ia mbathin me vrap duke parë 42-vjeçarin e përgjakur në tokë.

Në orën 2.31 ka mbërritur autoambulanca e EKAB-it, e cila ka marrë 42-vjeçarin dhe e ka transportuar të plagosur rëndë në Spitalin e Kryqit të Kuq. Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

policia greke arrestohen dy shqiptaret ne greqi takis theodorikakos

Sondazh

Poll