Aktualitet

Shpërndante kokainë "nën hundën" e policisë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në Itali

Shqiptari, i cili ishte i pastrehë dhe i papunë, i ra në sy policisë për udhëtimet e tij të shpeshta për në Terni ku bënte disa ndalesa të dyshimta në qendër të qytetit.

27 Qershor 2022, 12:41 Nga d.a.
Shpërndante kokainë "nën hundën" e policisë,
Foto ilustruese

ITALI- Efikas si tregtar droge, por jo shumë i kujdesshëm  kanë konsideruar autoritetet itaqliane një 38-vjeçar shqiptar i cili tregtonte drogë në qendër të qytetit të Ternit.

Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili ishte i pastrehë dhe i papunë, i ra në sy policisë për udhëtimet e tij të shpeshta për në Terni ku bënte disa ndalesa të dyshimta në qendër të qytetit.

Pas disa ditë vëzhgimesh oficerët e policisë arritën ta arrestonin në flagrancë të shtunën në mbrëmje në piazza Tacito ku një grua mbi të pesëdhjetat i afrohet dhe ai i jep nja dy doza kokainë.

Menjëherë policia hyri në aksion dhe e bllokoi atë ku nga kontrolli i ushtruar ju gjetën 2500 euro, të cilat për hetuesit janë rezultat i shitjes së lëndëve narkotike pasi, siç u përmend, në Itali dhe në Terni ai ishte i papunë. 38-vjeçari u vu në prangat e policisë dhe u dërgua në paraburgim në pritje të seancës gjyqësore.

 

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll