Aktualitet

Sherri në Shëngjin/ Dedës i rrëzuan gruan, me lopatë goditi 2 vëllezërit Marku, njëri përfundoi në spital

Pasi ka parë gruan e rrëzuar, Paris Deda ka marrë një lopatë dhe ka qëlluar në pjesën e kokës ndaj Armando Markut duke e plagosur, ndërsa i vëllai Erjon Marku nuk mori lëndime.

27 Qershor 2022, 14:00 Nga A.B
Sherri në Shëngjin/ Dedës i rrëzuan gruan, me lopatë
Ambulanca

SHËNGJIN- Hapësirat për vendosjen e shezlongeve u bë shkak i konfliktit që la pas një të plagosur në Shëngjin, një ditë më parë. Dy personat, që zotërojnë hapësira në plazh, Paris Deda dhe Armando Marku kishin dakordësuar mbajtjen e një distance në korridorin ndërmjet tyre ku do të kalonin pushuesit. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë pasi mes tyre nisi konflikti ndërmjet vëllezërve Armando e Erjon Marku dhe bashkëshortes së Paris Dedës.

Ky debat është shoqëruar me shtyrjen dhe rrëzimin në tokë të gruas që ishte aty për të parë stacionin e plazhit. Pasi ka parë gruan e rrëzuar, Paris Deda ka marrë një lopatë dhe ka qëlluar në pjesën e kokës ndaj Armando Markut duke e plagosur, ndërsa i vëllai Erjon Marku nuk mori lëndime. Policia informon se është shpallur në kërkim Paris Deda, ndërsa po precedohet në gjendje të lirë vëllai Armado Markut, Erjon Marku i cili goditi gruan e Arbër Dedës. Më pas, Parisi shkoi për të marrë hakun duke rrahur me lopatë dhe duke i shkaktuar fraktura në kokë 48-vjeçarit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

"Në vijim të informacionit paraprak për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, ju informojmë se: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P). D. dhe E. D. me shtetasit A. M. dhe E. M. Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P). D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A.(P).D., dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit E. M.,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve, të cilët të dielën ishin të shumtë në zonën e Kunës në Shëngjin, ndërsa  Policia bën me dije se kudo në zonë po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda. Mesa duket edhe pse vitet kalojnë, shezlonget mbeten problem për pronarët. Madje nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipoje ku mbeten të vrarë 4 persona.

sherr ne shengjin paris deda armando marku

Sondazh

Poll