Aktualitet

Padia e Spahos për komisionerët e Pusteci shkon në Gjykatën e Lartë. SPAK: S'është kompetenca jonë

Kallëzimi për korrupsion zgjedhor është bërë fillimisht në Gjykatën e Korçës, që më pas e kaloi dosjen në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krmit të Organizuar.

27 Qershor 2022, 12:49 Nga k.m.
Padia e Spahos për komisionerët e Pusteci shkon  në Gjykatën
Foto ilustruese

TIRANË- Padia e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, për nënkryetarin e Bashkisë së Pustecit dhe zyrtarë të tjerë do të gjejë zgjidhje në Gjykatën e Lartë. Kallëzimi për korrupsion zgjedhor është bërë fillimisht në Gjykatën e Korçës, që më pas e kaloi dosjen në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krmit të Organizuar.

Me të marrë dosjen, SPAK gjithashtu shpalli moskompetencë, ndërsa tha se nuk ka korrupsion zgjedhor dhe s’është kompetencë e saj. Tani çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Spaho ka kallëzuar dy funksionarët e lartë lokalë se kishin konsumuar dy vepra penale që bazoheshin në nenin 328 dhe 245/1 bashkë me faktet dhe prova konkrete ku të kallëzuarit e tij i kishin konsumuar këto dy vepra. Sipas tij, nga ana objektive vepra penale ishte kryer nëpërmjet veprimeve aktive dhe të kundërligjshme të të paditurve. Ai i tha SPAK se vepra penale ishte kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm blerjen e votës për Partinë Socialiste.

gjykata e korces korce edmond spaho

Sondazh

Poll