Aktualitet

ATENTAT 22-vjeçarit në Elbasan, i riu rrëfehet një ditë më pas: Më qëlluan me armë

Atentat të riut në Elbasa. Një ditë më parë 22-vjeçari deklaroi para policisë se u rrëzua, mirëpo sot ka rrëfyer të vërtetën.

27 Qershor 2022, 13:26 Nga A.B
ATENTAT 22-vjeçarit në Elbasan, i riu rrëfehet një
Foto ilustruese

ELBASAN- 22-vjeçari me inicialet D.K i ka shpëtuar atentatit. Ditën e djeshme, i riu mohoi se ishte qëlluar me armë zjarri, duke u paraqitur në spital me plagë. Për këtë ngjarje, ai tha se u rrëzua duke mohuar sulmin me armë. Një ditë më pas, i riu është penduar dhe ka vendosur të tregojë atë që i kishte ndodhur.

Ai ka deklaruar se gjatë kohës që ishte duke drejtuar mjetin, u qëllua me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar.

Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik. Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

atentat 22-vjecarit ne elbasan

Sondazh

Poll