Aktualitet

U zhduk për herë të 3! Nëna denoncoi largimin e djalit, 10-vjeçari kthehet në banesë pas disa orësh

Nëna kërkoi ndihmë në polici për zhdukjen e djalit të saj 10-vjeçar. I mituri u rikthye në banesë pas disa orësh largim.

27 Qershor 2022, 12:50 Nga A.B
U zhduk për herë të 3! Nëna denoncoi largimin e djalit,
Policia e Tiranes

TIRANË- Një 10-vjeçar u raportua i zhdukur në kryeqytet. Nëna e të miturit u paraqit në ambientet e komisariatit të policisë numër 4 në Tiranë, duke kryer kallëzimin për largimin e të birit. 32-vjeçarja Fatjona Ludi, bëri të ditur se djali i mitur u larguar nga banesa e nuk është kthyer më.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 32 vjeçe, se është larguar nga basesa dhë nuk është kthyer më, djali i saj 10 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh, i mituri u rikthye në banesë. Nuk dihet se ku qëndori 10-vjeçari mirëpo kjo nuk është hera e parë që largohet nga banesa. Rasti i sotëm, e çon numrin në 3!

zhduket 10 vjecari ne tirane fatjona ludi

Sondazh

Poll