Bota

Japonia u kërkon qytetarëve të fikin dritat e panevojshme me nisjen e valës së të nxehtit

Qeveria u kërkoi njerëzve të fikin dritat e panevojshme për tre orë, por gjithashtu të përdorin ajër të kondicionuar në mënyrë që të përballojnë të nxehtin.

27 Qershor 2022, 08:58 Nga j.c
Japonia u kërkon qytetarëve të fikin dritat e panevojshme me
Japoni

JAPONI- Qeveria e Japonisë u ka kërkuar njerëzve në Tokio dhe zonën përreth saj që të përdorin më pak energji elektrike të hënën, pasi paralajmëroi se furnizimet do të ishin të vështira pasi vendi përballet me një valë të nxehti.

Sipas BBC, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë ka paralajmëruar që kërkesa për energji është e detyrueshme. Qeveria u kërkoi njerëzve të fikin dritat e panevojshme për tre orë, por gjithashtu të përdorin ajër të kondicionuar në mënyrë që të përballojnë të nxehtin.

Për javë të tëra, zyrtarët kanë paralajmëruar për një krizë energjie ndërsa temperaturat rriten. Gjatë fundjavës, temperatura në Tokio u rrit mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në qytetin Isesaki, në veriperëndim të kryeqytetit, arriti rekordin prej 40.2 gradë Celsius. Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në qershor për Japoninë.

japoni vala e te nxehtit vala e te nxehtit ne japoni

Sondazh

Poll