Bota

Putin do të kryejë vizitën e parë jashtë vendit që prej fillimit të luftës në Ukrainë

Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin e Grodnos në Bjellorusi më 30 qershor, për të marrë pjesë në një forum me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

27 Qershor 2022, 08:46 Nga j.c
Putin do të kryejë vizitën e parë jashtë vendit që
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të kryejë vizitën e parë jashtë vendit, që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.Sipas Reuters, në agjencinë e lajmeve shtetërore ruse TASS thuhet se Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike në Azinë Qendrore Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin e Grodnos në Bjellorusi më 30 qershor, për të marrë pjesë në një forum me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Udhëtimi i fundit i Putin jashtë Rusisë ishte një vizitë në Pekin në fillim të shkurtit, ku u takua me presidentin kinez, Xi Jinping ku do të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Më pas Rusia dërgoi forcat ushatarake drejt Ukrainës në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Sipas Putin, qëllimi i këtij operacioni ushtarak është mbrojtja e njerëzve në rajonin e Donbasit si dhe çmilitarizimi i Ukrainës.

vladimir putin aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll