Politike

Rama në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore: Na ka ardhur në majë të hundës bota me kufi

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu batutat me Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

26 Qershor 2022, 20:28 Nga I.A
Rama në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore: Na ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu batutat me Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Po ashtu ai ftoi edhe vizitorët që të vinin më shpesh në Shqipëri pasi sipas tij ishte i vetmi vend ku mund të udhëtonin pa viza.

“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes. Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia”, tha Rama.

Më pas batutat ishin për Piro Dhimën, kampionin olimpik nën flamurin e Greqisë.

“Ne bashkë jemi takuar përpara disa kohesh, nuk keni qenë president në atë kohë, as Pasha, por Tirana, Shqipëria ju solli fat dhe jam vërtet shumë i kënaqur sepse Shqipëria i solli fat edhe zëvendës-presidentit, mikut tonë të dashur Pirro Dhimës, i cili e filloi rrugëtimin e vetë drejt yjeve pikërisht këtu, në Shqipëri ku ai shkëlqeu si një yll i vërtetë në botën e peshëngritjes dhe tani po ndihmon Amerikën që të shkëlqejë," tha Rama

edi rama kongresi zgjedhor të federatës botërore të peshëngritjes

Sondazh

Poll