Sport

Numurimi mbrapsh për Lukakun: të mërkurën në Milano për vizitën dhe firmën

Sulmuesi belg është me pushime në Costa Smeralda, por po punon shumë për të qenë gati për rikthimin te ‘zikaltrit’.

26 Qershor 2022, 15:49 Nga DOSJA
Numurimi mbrapsh për Lukakun: të mërkurën në Milano

ITALI - Te Interi ka nisur numërimi mbrapsht për Romelu Lukakun. Për rikthimin e belgut te ‘zikaltrit’, gjithçka është bërë prej ditësh dhe mungojnë vetëm detajet e fundit për të plotësuar enigmën dhe për të përfunduar marrëveshjen. Në detaje, ‘Big Rom’ pritet të mërkurën në Milano për të kryer vizitat rituale mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën. 

Pra, më 29 qershor, do të fillojë dita ‘zikaltër’ e Lukakut. Belgu do të mbërrijë në Linate me një fluturim privat nga Olbia dhe më pas do të fillojë procesi i zakonshëm i testeve fizike dhe nënshkrimit. Sulmuesi do të bëjë vizita në Humanitas të Rozzano, më pas do të bëjë kalimin në Komitetin Olimpik për të marrë përshtatshmërinë sportive. 

Megjithatë, kulmi i ditës do të mbërrijë pasdite në Viale della Liberazione. Pasi të kenë përfunduar vizitat, Lukaku do të mbërrijë në selinë qendrore për të shtrënguar duart me presidentin Steven Zhang, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio dhe për të nisur zyrtarisht jetën e tij ‘zikaltër’.

Në fakt, ‘Big Rom’ ka sjellë një përgatitës, masazhues dhe pajisje krioterapie në Sardenjë. Pas nënshkrimit, belgu do të rikthehet menjëherë në Costa Smeralda për të përfunduar pushimet. Grupi ‘zikaltër’ do të takohet më 6 korrik, por Lukaku duhet t'i bashkohet Simone Inzaghi & Co rreth datës 10 korrik. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll