Bota

Ngjarje e mistershme, gjenden 22 të rinj të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

Më herët, policia lokale tha se ishte njoftuar se 17 të rinj u gjetën të vdekur brenda një klubi nate në Cinery Park, në Londrën Lindore, duke vënë në dukje se një hetim ishte nisur për vdekjen e tyre, të moshës 18 dhe 20 vjeç.

26 Qershor 2022, 13:56 Nga d.a.
Ngjarje e mistershme, gjenden 22 të rinj të vdekur në një
Familjaret e viktimave

AFRIKA E JUGUT- Autoritetet në Afrikën e Jugut po hetojnë vdekjen e të paktën 22 të rinjve, shumica e të cilëve u gjetën të vdekur brenda një klubi nate të njohur në Londrën Lindore, sipas autoriteteve lokale.

“Tre prej tyre vdiqën në spital dhe dy janë duke u trajtuar në gjendje shumë kritike”, tha kreu i shërbimit të sigurimit të qeverisë provinciale.

Më herët, policia lokale tha se ishte njoftuar se 17 të rinj u gjetën të vdekur brenda një klubi nate në Cinery Park, në Londrën Lindore, duke vënë në dukje se një hetim ishte nisur për vdekjen e tyre, të moshës 18 dhe 20 vjeç.

Një zyrtar provincial i shëndetësisë përjashtoi mundësinë që vdekja e tyre të ishte për shkak të panikut ose nëpërkëmbjes. 

“Është e vështirë të besohet se bëhet fjalë për një nëpërkëmbje, pasi asnjë nga viktimat nuk ka lëndime të dukshme”, tha Unathi Bincoze nga vendi i ngjarjes.

Sipas gazetës lokale DispatchLive, trupat ishin shpërndarë në tavolina, karrige dhe në dysheme, pa asnjë shenjë të dukshme lëndimi. Shumë dukej se ishin shembur papritmas.

Në rrjetet sociale, disa kanë folur për mundësinë e helmimit me gaz apo helmim masiv. Trupat do të transportohen në morgjet shtetërore, ku të afërmit pritet të ndihmojnë në identifikimin e tyre, sipas shërbimeve shëndetësore vendase, të cilët thanë se do të fillojnë menjëherë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e mundshme të vdekjes së të rinjve.

Rrjetet lokale transmetojnë gjithashtu imazhe nga turma e të afërmve dhe kalimtarëve të mbledhur rreth këtij klubi nate në Londrën Lindore, një qytet me një milion banorë që ndodhet në Oqeanin Indian, rreth 700 kilometra në jug të Johanesburgut.

unathi bincoze vdesin 22 persona ne afriken e jugut

Sondazh

Poll