Bota

FOTO/Evakuimet nga Donetsk ndërsa trupat ruse po fitojnë në rajon

Me fëmijë në duar, çanta dhe valixhe ata po evakuohen

26 Qershor 2022, 13:46 Nga d.d
FOTO/Evakuimet nga Donetsk ndërsa trupat ruse po fitojnë në rajon
pamje nga evakuimi

UKRAINË-Civilët nga Pokrovsk, dje janë evakuuar në Donetsk në qytetet Dnipro dhe Lviv. Sipas Sky News, në imazhet e mëposhtme shfaqen njerëzit në stacion hekurudhor, qëndrojnë në rradhë për të hyrë në tren dhe për t'u larguar nga Pokrovsk pasi ka shumë sulme nga trupat ruse. 

Me fëmijë në duar, çanta dhe valixhe ata po evakuohen. Në fytyrën e tyre transmetohet gjendje e mjerueshme që po përjetojnë.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 123, ku sulmet ruse ndaj ukrainasve janë të vazhdueshme. Dhjetëra civilë dhe ushtarë vriten çdo ditë.

 

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll