Bota

Pas firmosjes së marrëveshjes mbi energjinë, Lajçak shkon në Prishtinë, vizitë 3-ditore

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e BE-së në Kosovë, e cila në njoftimin e saj thotë se Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga e hëna (27 qershor) deri të mërkurën (29 qershor).

26 Qershor 2022, 12:48 Nga d.a.
Pas firmosjes së marrëveshjes mbi energjinë, Lajçak shkon
Miroslav Lajcak

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e BE-së në Kosovë, e cila në njoftimin e saj thotë se Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga e hëna (27 qershor) deri të mërkurën (29 qershor).

Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë në njoftim thuhet se detajet e kësaj vizite do të bëhen publike të martën por theksohet se para largimin nga Kosova Lajça do të mbajë një konferencë për shtyp të mërkurën.

Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Vizita e Lajçak vjen pas ditë pas firmosjes së marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku emisari u shpreh i kënaqur nga kjo arritje dhe optimist se dialogu mes dy vendeve do të vijojë.

miroslav lajçak ne kosove dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll